Shteti ka ikur në drejtim të paditur, ndërsa pasiguria është kudo.
Maskat kanë goditur sërish, këtë herë në Tepelenë, ku është vjedhur një bankë e nivelit të dytë.
Burime bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes policia është vënë në lëvizje për kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të marra.
Mësohet se një person i maskuar dhe i pajisur me armë, ka hyrë brenda në bankë dhe ka kërcënuar punonjësit, pastj ka marrë një shumë parash dhe është larguar me anë të një makine që e priste jashtë bankës.
Të njëjtat burime thonë se policia ka ngritur postblloqe në pika të ndryshme në hyrje dhe në dalje të Tepelenës.