Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur
Një argjendari është grabitur nga një person i maskuar dhe i armatosur në qendër të Elbasanit.
Sipas burimeve, argjendaria ndodhet vetëm 15 metra larg Drejtorisë së Policisë.
Sipas të dhënave të para autori ka kërcënuar shitësen dhe ka grabitur një sasi bizhuterish me vlerë.
Punonjësja ka qenë vetëm e me sa duket nga kjo ka përfituar dhe autori, i cili e ka kërcënuar dhe ka marrë një sasi parash.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.