Grabitet me armë një kompani në Durrës

Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një shumë të madhe parash në një kompani në Durrës. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë natës që shkoi, në fshatin Xhafzotaj të Durrësit në një kompani bojërash. Autorët kanë marrë një shumë vlerash monetare, sasia e të cilave po verifikohet nga grupi hetimor.
Policia e Durrësit njofton se, po verifikon edhe një mjet “Citroen”, pasi ka mbledhur provat materiale në vendngjarje, me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes. Çështjen po e ndjek tani Prokuroria e Durrësit.

Exit mobile version