Grabitet nën kërcënimin e armës dyqani i kompanisë celulare në Durrës

Një grabitje ka ndodhur në orët e fundit në qytetin e Durrësit. Sikundër raportohet, shënjestër e grabitjes është bërë një dyqan celularësh.

Autori është ende i paidentifikuar dhe mësohet se ka marrë xhiron ditore dhe është larguar me shpejtësi.

Policia është në kërkim dhe identifikim të autorit nëpërmjet kamerave të sigurisë.
Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2020, rreth orës 18:45, në lagjen nr.5, Durrës, një person ende i paidentifikuar dyshohet se duke mbajtur në dorë një mjet prerës (thikë), ka marë një shumë parash nga xhiro ditore në një dyqan celularësh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakKomisioneri për Zgjerimin në Tiranë/ Zëri i Amerikës: Reforma Zgjedhore kusht për negociatat
Artikulli tjetërBasha me Komisionierin Varhelyi: Reforma zgjedhore është ndryshuar, shembi themelet e marrëveshjes së 5 qershorit