Grabitet një kompani në autostradën Tiranë-Durrës

Një kompani që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës është grabitur nga persona të panjohur. Sipas burimeve, dy persona janë futur gjatë natës në zyrat e kompanisë dhe kanë marrë një shumë parash.

Lajmi është bërë i ditur nga policia përmes një njoftimi paraprak. Nuk dihet ende identiteti i personave që kanë kryer vjedhjen dhe as shuma që ata kanë marrë.

Policia bën të ditur se, po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. “Gjatë natës, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në firmën e shtetasit A. D. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakFurtunë te Barcelona, mediat: Koeman mund të shkarkohet
Artikulli tjetërMijëra prindër në Tiranë peticion kundër qeverisë: Nxënësit jo mësim me turne!