Adem Ngjela po nisej mëngjesin e sotëm nga banesa e tij në Cërrik për në Elbasan, në momentin kur një person i armatosur dhe pa maskë i ka marrë rreth 14 milionë lekë të vjetra.
Ai punonte si kambist në një pikë të këmbimit vaklutor në Elbasan prej më shumë se 20-vitesh. Biznesmeni i tronditur rrëefen se e ka parë në sy grabitësin ndërsa ai i ka drejtuar armën dhe i kamarrë çantën me lekët. “E pashë në sy në momentin që mu afrua, por më drejtoi armën dhe më rrëmbeu çantën me lekët”, tregon biznesmeni.
Nëna e tij pranon për Fax News se pak muaj më parë ai kishte pasur një problem ligjor dhe kishte mbyllur për pak kohë aktivitetin. Familjarët e tij thonë se e kanë dëgjuar atë që bërtiste pasi iu morën lekët.
Më pas Ngjela ka hyrë në banesë dhe ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur pranë banesës. Mësohet se grabitësi i kishte shpuar biznesmenit dhe gomat e makinës.
Ngjela kishte 25 vite që merrej me këtë profesion, dhe personat e kanë ditur intenerarin e tij, pasi Cërriku është një qytet i vogël. Biznesmeni thotë që nuk e ka njohur personin që i ka marrë lekët, edhe pse ai nuk ka qenë i maskuar.
. Shtetasi Ngjela deklaron se kishte 14 milionë lekë në makinë.
Ngjela ka deklaruar në polici se po shkonte tek biznesi i tij në Elbasan, dhe se paratë ishin në kroskotin e makinës.
Mësohet se policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Detajet e policisë:
Në lagjen nr.1, Cërrik , rreth orës 06.40 minuta, shtetasi A. N., 51 vjeç, deklaron se në momentin që ka futur lekët në makinë, në afërsi të mjetit një person i pa maskuar dhe me një armë dyshohet pistoletë i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë.
Menjëherë në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grabitet banesa në Dropull, raste të shumta vjedhjesh
Një banesë është vjedhur gjatë natës në Dropull. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fllomo. Sipas policisë, banesa është në pronësi të shtetasit Th.Ç., vjeç 74.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Vjedhjet e banesave në fshatrat e Dropullit, ku jetojnë kryesisht të moshuar, janë një shqetësim i hershëm për minoritetin.
Për të kontrolluar më mirë territorin, Policia e Shtetit ngriti edhe një post policore në këtë zonë rreth dy vjet më parë.