Grabitja e Kopështit Botanik nga Rama e Veliaj, Boçi zbulon 5 mashtrimet e nënkryetarit të bashkisë

Luçiano BOÇI

5 MASHTRIMET E MAZNIKUR PËR KOPSHTIN BOTANIK
Nënkryetari Bashkisë Mazniku mashtroi dje në emisionin Real Story për grabitjen e Kopshtit Botanik nga Qeveria e Bashkia Tiranë dhe iu shmang pyetjeve të bëra nga paneli.

1. Mashtroi kur u përpoq të argumentonte se Kopshti Botanik nuk është pronë e Universitetit të Tiranës por vetëm në administrim.

-Kopshti Botanik është pjesë e pronësisë së paluajtshme në administrim të Universitetit të Tiranës. Ai është regjistruar në inventarin e pronave të Universitetit, me VKM nr. 430 të datës 02/07/2014 dhe është përllogaritur nga Agjencia Britanike e Akreditimit si pronë e tij. Juridikisht ajo pronë i takon Universitetit dhe spekulimi i Maznikut me termin administrim nuk ka vlerë. Vetë Ligji i Arsimit të lartë në nenin 117, të emërtuar “Pronat e institucioneve publike të Arsimit të lartë”, pika 1, e thotë qartë pajtimin midis këtyre termave:
1.Pronat e paluajtshme, në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre institucionet publike të arsimit të lartë, që i shërbejnë institucionit për të garantuar përmbushjen e misionit të tij, kalojnë në administrim të institucioneve, me vendim të Këshillit të Ministrave, pas propozimit të ministrit përgjegjës për arsimin.

2. Mashtroi kur deklaroi se për të investuar në këtë hapësirë ajo duhet të bëhet medoemos pronë e Bashkisë.

-Bashkia mund dhe duhet të financojë Universitetin dhe nuk është fare e domosdoshme t’i grabisë atij pronën për të bërë një gjë të tillë. Kjo është krejt e qartë ligjërisht. Këtë ia njeh si detyrim dhe si të drejtë Ligji i Arsimit të lartë në nenin 48 të tij, “Përbërja dhe krijimi i Bordit të Administrimit”. Në pikat 2 dhe 3 të këtij neni, Ligji kundrejt pasjes së një përfaqësuesi në Bordin e Administrimit i njeh Bashkisë qartazi detyrën që ajo ka për të investuar në Universitet:

2. Përbërja e Bordit të Administrimit përcaktohet në varësi të planit buxhetor afatmesëm të institucionit publik të arsimit të lartë, të miratuar nga Bordi i Administrimit…… Në rastet kur njësia e qeverisjes vendore, në territorin e së cilës zhvillon veprimtarinë institucioni i arsimit të lartë, kontribuon financiarisht, së paku në masën prej dhjetë për qind të buxhetit afatmesëm të IAL-së, atëherë një prej përfaqësuesve, që i takon ministrisë përgjegjëse për arsimin, përcaktohet nga njësia e qeverisjes vendore.

3. Niveli i kontributit financiar të ministrisë, të qeverisjes vendore dhe të vetë institucionit bazohet në planin buxhetor afatmesëm të institucionit, me marrëveshje midis tyre. Ky plan përditësohet çdo vit dhe në fund të vitit të tretë financiar bëhet rivlerësimi i financimit dhe përcaktimi i pjesëmarrjes së kontribuesve në Bordin e Administrimit.

3. Mashtroi kur tha se VKM-ja 510 për grabitjen e Kopshtit Botanik nuk cenon autonominë universitare, megjithëse pranoi që e njeh ligjin dhe madje ka qenë një nga promovuesit e mbrojtësit kryesorë të tij.

-Vetë ligji që Mazniku e mbronte me aq zjarr dikur, e përcakton në nenin 3, të tij se autonomia midis të tjerash është sipas pikës a, e drejtë për të krijuar të ardhura nëpërmjet veprimtarisë shkencore (dhe në Kopshtin Botanik) dhe jo që këto t’i marrë bashkia. Dhe e drejtë për të administruar pronat e luajtshme dhe të paluajtshme sipas pikës d. Çdo rrëmbim pronësie pra, shumë thjesht cenon rëndë, drejtpërdrejtë autonominë universitare:
3. Autonomia financiare garantohet nëpërmjet së drejtës:
a) për të krijuar të ardhura të ligjshme nga veprimtaritë e mësimdhënies, nga veprimtaritë kërkimore- shkencore……….
d) për të administruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme që institucionet zotërojnë ligjërisht, në përputhje me misionin e tyre.

4. Mashtroi për iniciativën e saj për bashkadministrimin me Fakultetin.

-Bashkia nuk ka një marrëveshje me Universitetin, madje janë në gjyq, pavarësisht se tërthorazi. Nuk ka organizuar dëgjesa dhe nuk ka paraqitur asnjë plan zhvillimor. Mashtron, sepse bashkia sipas ligjit për pushtetin lokal, por dhe VKM-së 510, pronat i merr për funksione lokale dhe jo për funksione të enteve të tjera publike. Dhe pasi i merr ajo nuk asnjë detyrim ligjor të respektojë ndonjë marrëveshje sepse i pronëson për funksionet e veta, duke përjashtuar sipas dëshirës Fakultetin e Shkencave të Natyrës. VKM 510 në nenin 1, ia jep këtë të drejtë:
1. Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të disa pasurive të paluajtshme me vendndodhje në zonën
kadastrale 3292 (Kopshti Botanik), Tiranë, për t’i përdorur për ushtrimin e funksioneve të veta, sipas
shtojcës nr. 1 dhe kartelave të pasurive që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse
e tij.

5. Mashtroi kur tha se VKM 510 i vendos kushte për marrëveshje detyruese apo mosndryshim destinacioni dhe ajo, Bashkia nuk mund ta bëjë.

Exit mobile version