Grabitja e pronave/ Gjushi dhe Çela prishin zyrat e OSHEE për të ndërtuar pallat shumëkatësh

Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar sot një tjetër skandal të masakrës së betonizimit që po ndodh në qytetin bregdetar.
Qytetari shkruan në një mesazh dërguar ish-Kryeministrit Berisha se, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako dhe drejtori i OSHEE-së, Adrian Çela, po zhvendos zyrat e OSHEE-së, me qëllim që aty ku ndodhen zyrat aktualisht të ndërtohet pallat.
Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook
Ja si vjedhin si bashkarisht Gjushi me Çelën në Durrës!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Zoti Berisha a keni informacion se zyrat e OSHEE ne Durres po i transferojne diku ne Shkozet pasi zyrat ku ka qene historikisht elektriku do te prishen per t’u bere nje pallat moderrn, ne katin e pare te te cilit do behen zyrat e OSHEE dhe katet e tjera do i ndaje Dako me Çelen…?”.
Vjedhjet e pronave publike tashmë janë bërë rutinë nga zyrtarët e lartë shtetërorë. Ndërsa Durrësi është kthyer në një maskaër ndërtimesh me firmën e Gjushit.

Artikulli paraprakKush është kapobanda që u arrestua sot në Britani, ka trafikuar qindra emigrantë në kamionë frigoriferikë
Artikulli tjetërDash Shehi: Rama duhet të ishte në burg, do të ketë të njëjtin fund si të diktatorit