Grabitja e pronave në Durrës, Prokuroria merr nën hetim 30 zyrtarë

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar, vetem pak kohë pas hetimeve që dërguan në pranga kryetarin e Bashkisë Lezhë dhe zyrtarë të tjerë.
Ora Neës ka mësuar se në qendër të hetimit janë të paktën 30 punonjës dhe ish punonjës të Hipotekës dhe ALUZINIT në Durrës. Ata dyshohen se me veprime të jashtëligjshme, kanë ndikuar në tjetërsim pronash në zona të ndryshme të Durrësit. Mësohet se disa dosje janë sekuestruar dhe po verifikohen në funksion të hetimit.
Nga Prokuroria e Durrësit Ora Neës mësoi se hetuesit kanë kërkuar marrjen në pyetje të punonjësve të dyshuar.
Durrësi, është një nga qarqet me të nxehta për tjetërsimin e pronës. Pak kohë më parë, një skemë e tillë u zbulua në ish komunën Ishëm dhe në pranga përfundoi ish kryetari i saj.

Artikulli paraprakBasha me të përndjekurit, ndjesë për gabimet, thirrje për bashkim: Do ta shembim diktaturën e krimit
Artikulli tjetërBerisha publikon informacione të reja për 613 kilogramët e kokainës kolumbiane: Ka patur si garant klanin Rama!