Prokuroria e posaçme shpall pretencën për Talo Çelën, lidhur me mega-grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ngjarje e shënuar në muajin prill të vitit 2019.
SPAK kërkon dënimin e tij me 19 vite burgim. Pas leximit të pretencës, avokati i Talon Çelës kërkoi pak kohë të njihej me materialin e SPAK.
Gjykata e Posaçme e përbërë nga Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri caktuan seancën gjyqësore në datë 21 nëntor ora 10.00, ku do shpallet vendimi lidhur me Çelën.
Ky i fundit është një nga personat më të shumëkërkuar në Shqipëri. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, që çoi në kapjen e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajt si dhe të disa personave të tjerë, pjesë e botës së krimit.