Grabitje në mes të ditës tek kodrat e liqenit në Tiranë

Një grabitje me armë ka ndodhur në mes të ditës në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga burimet policore të kryeqytetit. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur mesditën e të mërkurës rreth orës 14:00, kur dy persona duke kanosur me thikë i kanë marrë një të riu një çantë dhe dy celularë. Burimet policore thanë se, nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa dy grabitësit janë larguar nëpër kodrat e liqenit. Adoleshenti ka bërë denoncimin në polici dhe këta të fundit kanë nisur hetimet për kapjen e dy grabitësve, të cilët dyshohet se kanë bërë edhe të tjera vjedhje me armë.
Para tre ditësh, maskat dhunuan një çift të moshuarish ku i grabitën 850 euro në një banesë në Shkodër. 78-vjeçari Gjergj Marinaj dhe bashkëshortja e tij Lenë Marinaj kanë qenë të vetëm në banesë. Pasi kanë hyrë në shtëpi, i kanë drejtuar armën 65-vjeçares Lenë Marinaj dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë ku ndodhej në gjumë 78-vjeçari, Këtë të fundit e kanë lidhur dhe më pas e kanë goditur, duke e gjakosur, deri sa kanë gjetur lekët, rreth 850 euro dhe janë larguar.
Grabitësit kanë thyer dritaren e banesës, ndërsa dy kanë lidhur e dhunuar 65-vjeçaren dhe njëri ka goditur 78-vjeçarin, duke i kërkuar lekët. Pasi kanë gjetur 850 euro, ato janë larguar nga dera kryesore. Edhe bashkëshorten së tij e kanë kërcënuar, duke i vendosur armën në kokë e në gjoks. Grabitësit janë larguar në drejtim të paditur për policinë. Pak ditë më parë maskat grabitën në kërcënimin e armëve 10 mijë euro në një banesë në Fier.

Artikulli paraprak2 milionë euro llogari, Gjykata heq sekuestron për 3 italianë
Artikulli tjetërPaguan kamatën e energjisë, OSHEE nuk ia heq emrin nga sistemi