“Gratë dhe vajzat presin nga PD“/ Taulanda Jupi: Ndajmë vlerat dhe shqetësimet e përbashkëta

Në një postim të shpërndarë në rrjetin social facebook, Sekretarja për Gruan në PD, Taulanda Jupi, shkruan: “E mbylla ditën sot në një takim me zonjat demokrate të Forumit të Gruas në Partinë Demokratike në Degën 8 nga zemra e Tiranës.”

“Biseduam jo vetëm për organizimin, për sfidat që na presin, por mbi të gjitha mbi hapësirat dhe mundësitë e komunikimit dhe përfshirjes në këtë forum të grave e vajzave të cilat ndajnë të njëjtat vlera, të njëjtat shqetësime e probleme, të njëjtat vështirësi.” – vijon më tej Jupi.

Më poshtë postimi i plotë i Taulanda Jupit:

Gjithçka kërkon mund, përpjekje, vendimmarrje të drejtë, komunikim, strategji, këmbëngulje dhe mbi të gjitha veprim.

E mbylla ditën sot në një takim me zonjat demokrate të Forumit të Gruas në Partinë Demokratike në Degën 8 nga zemra e Tiranës

Së bashku me Zj.Marinela Ziu si pjesë e grupit të punës për Qarkun e Tiranës, Jonida Tabaku, Stela Cavo, biseduam jo vetëm për organizimin, për sfidat që na presin, por mbi të gjitha mbi hapësirat dhe mundësitë e komunikimit dhe përfshirjes në këtë forum të grave e vajzave të cilat ndajnë të njëjtat vlera, të njëjtat shqetësime e probleme, të njëjtat vështirësi.

Në çdo fjalë, bisedë dhe tryezë me gra e vajza kuptoj se shumë kemi për të bërë, sa shumë presin nga ne.

FB IMG 1708027754254 1

FB IMG 1708027758952

FB IMG 1708027756867

Artikulli paraprakHipokrizia e Ramës: “Shqipëria do të qëndrojë pranë Kosovës në rast nevoje”/ Rrëzimi i amendamentit të Lulzim Bashës tregoi të kundërtën
Artikulli tjetërSa kafe duhet të pini për të humbur në peshë, si ndikon në dobësim dhe kujdesi që duhet të tregoni