Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje sa më parë mes qeverisë dhe naftëtarëve që tashmë janë në grevë prej pothuajse 20 ditësh, ndërkohë që shënderi i shumë prej tyre është rënduar ndjeshëm.
Meta shprehet se është e domodoshme që pa vonesa të bëhet zgjidhja e kësa situate të rënduar, pa rrezikuar jetën e grave që ndodhen në grevë.
”Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.
Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve”, shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme naftëtaret u shprehën se ndaj tyre kanë nisur presionet me mesazhe anonime, që i kërkojnë të lënë grevën.
“I lutemi zotit kryeministër të japin një zgjidhje, të vijë këtu te sheshi, e mirëpresim me gjithë shpirt, nuk jemi për politikë, e kemi thënë dhe e themi”, shprehen grevistet.