Gremio kalon në çerekfinalen e Libertadores

Çdo ndeshje mes Brazilit dhe Argjentinës, qoftë dhe në nivel klubesh është gjithmonë e pasur me emocione dhe e tillë rezultoi dhe ndeshja e 1/8 të Kupës Libertadores mes Gremio dhe Godoy Cruz, me skuadrën braziliane që fitoi dhe ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-1, duke përmbysur për më tepër rezultatin e duke kaluar në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Godoy Cruz e nisi gjithçka sipas planit duke shënuar pas vetëm 14 minutash me Javier Correan që shënoi një gol fantastik me një goditje nga larg.
Gremio megjithatë arriti të barazojë rezultatin para pushimit teksa në minutën e 29-të Pedro Rocha arriti të shfrytëzojë mjaft mirë një aksion të të tijve pas një gabimi të portierit kundërshtar Leonardo Burian.
Rocha pati mundësinë të shënonte dhe golin e dytë, por goditi vetëm shtyllën, ndërsa në pjesën e dytë u tregua më i saktë duke shënuar dhe golin e 2-1 pas një pasimi të Lucas Barriosit. Me këtë fitore Gremio kalon në çerekfinale ku mund të ketë tashmë një derbi brazilian me Botafogon.

Artikulli paraprakLiverpool i thotë “jo” Barçës
Artikulli tjetërMemushaj me destinacion Beneventon