Qeveria mori një sërë paralajmërimesh të mërkurën në lidhje me ekonominë greke, një ditë pasi FMN-ja bëri me dije se ekonomia do të rritej me vetëm 2.8% vitin e ardhshëm. FMN-ja nxori një raport të ri të mërkurën, i cili përmbante përllogaritjet fiskale për vendet anëtare, në të cilin suficiti grek ishte vetëm 0.1% e PBB-së këtë vit, ndryshe nga parashikimi i qeverisë prej 0.6% për 2017. Fondi pret që suficiti të kapë vlerën 0.7% të PBB-së, kundrejt 1.8% që projektbuxheti parashikon. FMN-ja paralajmëron se këto shifra do të materializohen vetëm në rast se politika fiskale, për të cilën është rënë dakord në kuadër të marrëveshjes së shpëtimit, do të zbatohet plotësisht. Gjithsesi, këto shifra kanë pak gjasa që ta bëjnë borxhin e Greqisë të qëndrueshëm pa një ndërhyrje. Ndërkohë Reuters ka raportuar se një zyrtar i FMN-së ka thënë se bankat greke kanë kapital të mjaftueshëm, por ka paralajmëruar se duhet të vazhdojnë ristrukturimin për të siguruar se kanë kapital të mjaftueshëm. Të mërkurën, drejtori i Mekanizmit të Stabilitetit Europian (ESM), Klaus Regling, tha për Bloomberg se programi i shpëtimit nuk po mbështetet plotësisht nga të gjithë në qeverinë greke. Ai ishte veçanërisht kritik ndaj partisë që po qeveris SYRIZA.
Kryesore
Continue to the category“Mos fol me njeri”/ Zbulohen bisedat e deputetit të PS-së me...
Përdoruesi i kodit “BFLSI 1”që dyshohet se është deputeti Jurgis Çyrbja komunikon me një person që mendohet se është Edmond Koçi.
Ky është një prej...