Greqia dislokon ushtrinë në ishullin përballë Himarës pas zgjerimit me 12 milje në det

Greqia përgatitet ushtarakisht për të marrë 12 miljet detare, përballë brigjeve shqiptare në detin Jon. Për herë të parë do të ketë një prani ushtarake në dy ishuj të vegjël grekë që më parë nuk kishin asnjë rol ushtarak.

Ishujt Gavdos dhe Othonoi po forcohen me posta ushtarake për shkak të përshkallëzimit të provokimit turk në Mesdheun Lindor, njoftoi gazeta greke Ta Nea. Sigurisht që këta ishuj nuk kanë asnjë lidhje me Turqinë, por me Shqipërinë. Ato ndodhen vetëm 6-7 milje larg Himarës.

Sipas raportit, Ushtria Greke krijoi një post në Gavdos në verë, duke fituar një prani të përhershme ushtarake për herë të parë në një nga pikat më në jug dhe të izoluara të Greqisë.

Gavdos ka një post prej 9 ushtarakësh që u krijua në vetëm një javë pas një urdhri nga gjeneral-lejtnant Charalambos Lalousis, në mes të krizës së parë greko-turke.

Posta e Gavdos synon të rrisë aftësinë operacionale të forcave të armatosura në një kohë kur provokimet turke vazhdimisht përshkallëzohen.

Posta në pjesën më jugore të Greqisë do të pajiset me radarë që do të jenë në gjendje të kontrollojnë zonën në një thellësi prej 30 kilometrash. Në këtë mënyrë, Forcat e Armatosura fitojnë një avantazh të rëndësishëm për sa i përket mbikëqyrjes së rajonit, në një kohë kur Turqia ka njoftuar kërkimet e gazit në jug të Kretës.

Othonoi ndodhet në veriperëndim të ishullit të Korfuzit dhe në perëndim të Epirit të Veriut në Shqipëri. Kujtojmë se Greqia nuk pranon të përdor emrin Shqipëria e Jugut, por vazhdon ta quajë “vorioepir” tokën shqiptare.

Ndërkohë, puna në postën ushtarake në Othonoi tashmë ka filluar.

Projekti ka për qëllim rritjen e sovranitetit grek pas zgjerimit të ujërave territoriale në 12 milje në detin Jon.

“Nismat e Ankarasë për të bërë presion ndaj Greqisë vërehen me interes për Shqipërinë fqinje, për shembull, përdorimi turk i një skelë në portin e Vlorës për marinën turke, shkruan gazeta greke.

“Posta ushtarake në Othonoi mund të vëzhgojë veprimet turke nëse vendosin të hapin një front të ri detar kundër Greqisë jashtë Egjeut dhe në ujërat përreth Kretës, veçanërisht pasi Greqia është në procesin e zgjerimit të territorit të saj detar nga 6 milje detare në 12 milje”, tregon artikulli mbi synimet ushtarakegreke.

Deri tani nuk ka asnjë reagim të Ministrisë tonë të Mbrojtjes mbi dislokimet e ushtrisë greke në një zonë në kufi me Shqipërinë.

Exit mobile version