Greqia liron masat, nga e hëna s’do të ketë test të detyrueshëm për të vaksinuarit me certifikatë evropiane që hyjnë në kufi

BERLIN, GERMANY - MARCH 10 :Symbol photo of the coronavirus crisis. Diagnosis. COVID-19, SARS-CoV-2 on March 10, 2020 in Berlin, Germany. Health authorities around the world are concerned about the novel coronavirus. More and more countries are reporting diseases and new infections. (Photo by Thomas Imo/Photothek via Getty Images)

Duke nisur nga e hëna, hyrja në Greqi për ata që kanë një certifikatë evropiane aktive do të bëhet pa test të detyrueshëm. Kështu tha për ERT ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris. Nga ana e tij, Vassilis Kikilias e cilësoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për heqjen e detyrimit për kryerjen e testeve për qytetarët me certifikatë aktive evropiane Covid si një hap për rritjen e flukseve turistike në vend.

Vendimi vjen pas një sërë masash që sipas pjesëmarrësve të tregut, e bëjnë më të lehtë për vizitorët potencialë planifikimin e udhëtimit të tyre në Greqi. Ministri i Turizmit Vassilis Kikilias tha lidhur se; “Vendi ynë po përgatitet këtë vit që nga data 1 mars të mirëpresë vizitorët e sezonit veror më herët se çdo herë tjetër. Turizmi grek ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit, duke dërguar një mesazh të fortë sigurie për udhëtarët në vendin tonë dhe do të bëjë të njëjtën gjë këtë vit.”

Lidhur me pezullimin e kontratës që vlen për punëtorët shëndetësorë të pavaksinuar, ministri i Shëndetësisë fillimisht tha se “nuk mendojmë të zgjasim pezullimin edhe për ata që nuk kanë bërë dozën nxitëse të vaksinës”. Ai shtoi se “për ata punonjës shëndetësorë që nuk janë vaksinuar, pezullimi i kontratës skadon më 31 mars. Më 31 mars, qeveria ose do të zgjasë këtë afat ose do të thotë se vaksinimi është një parakusht që dikush të ofrojë shërbimet e tij në SHSK. Ende nuk është marrë një vendim, por sugjerimi im është që kush nuk është i vaksinuar, të mos jetë në sektorin e shëndetësisë”.

Exit mobile version