Greqia shtrenjton paketat turistike

Taksat që parashikon të rrisë qeveria greke për turizmin do të ndikojnë jo pak industrinë, e cila kontribuon me rreth 25% të PBB-së. Edhe pse prenotimet flasin për numër të lartë të zënies së hoteleve, sektori i trembet taksave që janë e parashikohen të përfshihen këtë vit.
Sipas Andreas Andreadis, drejtuesit të Shoqatës greke të Turizmit, çmimet e netqëndrimeve, ato të pijeve, të biletave në muzeume dhe produkte të tjera do të rriten kur taksat të hyjnë në fuqi dhe kjo do të reflektohet te numri i turistëve. Sipas tij, rreth 40% e hoteleve dhe pensioneve në Greqi nuk po arrijnë dot të sigurojnë prenotime. Ai ka kritikuar qeverinë që do të prezantojë një taksë të re për netqëndrimet.
Në lidhje me këtë situatë, drejtuesit e agjencive turistike në vend shprehen se rritja e taksave në Greqi do të ndikojë në shtrenjtimin e ofertave që aktualisht luhaten në rreth 10-20% më të larta në krahasim me një vit më parë. Ata thonë se kjo mund të reflektojë edhe në ndryshimin e sezonit në prenotimeve në shtetin fqinj, duke shmangur periudhën e pikut, por edhe në netqëndrimet. Sipas tyre, Korfuzi, Parga dhe Kalkidhikia do të mbeten si zgjedhje kryesore për ata që nuk do të duan të heqin dorë nga bregdeti fqinj.

Çmimet mesatare të paketave të qershorit

Destinacioni Çmimet
Korfuz Nga 150 euro/person në 550 euro/person
Parga Nga 140 euro/person në 490 euro/person
Kalikidhiki Nga 109 euro/person në 480 euro/person
Ofertat parashikojnë qëndrime deri në 7 ditë, me qëndrime all inclusive ose në gjysmë pensioni.

Exit mobile version