Greva e ish të burgosurve politikë, një prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-të përndjekurit politik kanë hyrë në një greve urie prej katër ditësh.

Greva po zhvillohet para parlamentit, aty ku është dhe godina e Institutit të Trajtimit të ish të Përndjekurve Politik.

Njëri për ish-të dënuarve politik është ndjerë keq ditën e sotme dhe është dashur që të transportohet me ambulancë ne spital.

Kujtojmë që kjo është dita e katërt ku ish-të dënuarit kanë hyrë në grevë urie dhe protestojnë për trajtimin financiar që kanë marrë nga shteti. Ata e konsiderojnë si skandaloz dhe për këtë arsye 6 prej tyre kanë vendosur të hyjnë në grevë urie.

Exit mobile version