Greva e urisë së naftëtarëve, përkeqësohet gjendja shëndetësore: Do ketë viktima…

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore.

Naftëtarët janë shprehur se, nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre duke kërkuar pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thanë ata.

Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Një prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar.

“Komplikacionet kanë filluar. Ne kemi marrë një vendim që dhe ujin e pijshëm ta eliminojmë dhe ndihmën shëndetësore. Kauza jonë dihet. Ne kërkojmë pagat e prapambetura dhe rikthimin në punë. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ekspertëve që të na gjejnë zgjidhje”, thanë naftëtarët.

Grevistët kanë theksuar se do të ndërpresin edhe ujin dhe nuk do pranojnë më ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, punonjësit e nënstacionit elektrik dhe pompimit të ujit në Poçem ndodhen në grevë urie prej një jave për 27 pagat e prapambetura.

Artikulli paraprakHaradinaj: Kosova nuk e sheh Ramën si burrështetas! Mendoj se nuk e kam tepruar, por e kam kursyer
Artikulli tjetër900 euro nata në hotel/ Pushohet një tjetër hetim për drejtuesit e Bashkisë së Tiranës