Një banor i Kamzës është futur ditën e sotme në grevë urie për shkak të mos-mbajtjes së premtimeve dhe arrogancës së treguar nga kryetari i emëruar i Rilindjes, Rakip Suli.
Një qytetar ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, sjelljen arrogante të kryebashkiakut të emëruar të Kamzës Suli, çka ka sjellë edhe futjen në grevë urie të qytetarit.
Siç shihet edhe në postimin e bërë publik nga Berisha, qytetari ndodhet para bashkisë në mes të shiut dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim shtetëror apo dhe nga administrata e bashkisë.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Ne greve urie kunder arrogances se narkokryetarit Suli!
Lexoni mesazhin shikoni foton e qytetariy dixhital. sb
Pershendetje Doktor. Personi me foto ka hyre sot ne greve urie dhe proteste, perballe Bashkise Kamez, pas mashtrimeve te Rakip Sulit dhe injorimit qe ai i ben prej disa javesh per ta pritur ne zyre.