Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Grida Duma, ditën e sotme ka depozituar në Gjykatën Penale, një padi për shpifje kudër kreu të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në një dalje publike për mediat, zonja Duma është shprehur se i janë drejtuar gjykatës pasi sipas saj, kreu i bashkisë Erion Veliaj ka për detyrim që të faktojë ato që thotë.
Më tej Duma ka shtuar se dëmshpërblimi shkon deri në 3 milionë lekë, ndërsa sipas saj këto lekë do të shkojnë në shtet.
“Jemi drejtuar gjykatës së shkallës së parë dhomës penale. Së qëndron në detyrimin e Veliajt që të vërtetojë saktësinë e shpifje të tij. Se është në detyrën e tij që ta vërtetoj këto deklarata apo shpifjeve që ai bën. Është neni 120 paragrafi 2 dhe dëmi do shkojë deri në 3 milionë lekë të reja. Unë deklarojë se ky dëm do i shkojë shtetit shqiptar. Por ajo që jemi sot këtu është që Drejtësia nuk është vetëm një gjykim po besim” ka thënë Grida Duma.
“Ne jemi sot këtu se besojmë se institucionet vihen në funksionim edhe duke bërë ne veprimet e duhura. Se duhet dhënë mbështetje edhe politike që Drejtësia të nis ndëshkimin. Kjo do jetë rrugë e gjatë në rindërtimin e mekanizmave demokratike por të hedhim një tullë për të treguar boll më me mashtrime të hedhura në ajër. Boll më me mashtrime që shkatërrojnë institucionet. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një fjalë të thënë por një kontratë të pa mbajtur. Se vlera e fjalës është gjithçka” ka shtuar më tej Grida Duma. E.L