Grida Duma publikon videon: Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e Edi Ramës!

Po e shpërndaj sot këtë video për të ndarë dhimbjen dhe revolën me familjen që humbi babanë në kushte të vështira spitalore.

Ndaj dhimbjen dhe revoltën edhe me qindra e mijëra qytetarë të tjerë shqiptarë që ndihen po kaq të braktisur nga qeveria e Edi Ramës, po kaq të indinjuar dhe të dëshpëruar për humbjen e të afërmve nga pamundësia për të marrë shërbimin e duhur në spitale.

Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e tij. Përpara shëndetit të njerëzve, ai vuri koncesionet, me të cilët mbushin xhepat. Me këtë kryeministër kemi ngecur në vend.

Është koha ta ndryshojmë në 25 prill këtë realitet!

Artikulli paraprakReagimi i fortë i regjisorit të njohur: Zonjës ministre i duket problematikë e vogël logoja plagjiaturë dhe 18 milion lekë
Artikulli tjetërSpitali i Kurbinit, mashtrimet e Ramës dhe drama e familjeve që kaluan acarin nën çadra