Bashkëshortja e Astrit Deharit, Arta pas marrjes së ekspertizës zvicerane lidhur me vdekjen e bashkëshortit të saj, ku sipas familjarëve është konstatuar se Astriti është vrarë, ajo ka thënë se drejtësia duhet të vihet në vend.
“Unë besoj që drejtësisë duhet te marre me këtë pune dhe drejtësia do te shkoj ne vend”, ka thënë ajo.Mes lotësh, Arta ka shtuar se “Nuk ia patëm borxh askujt këtë dhimbje”.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se raporti i institutit zviceran ka vërtetuar se Astrit Dehari është vrarë.
“Astrit Dehari është vrarë 100 metra nga këtu, dhe në fund kemi marrë raport që e vërteton këtë.
Prokuroria duhet të hapë hetimet dhe të identifikohen fajtorët për vrasjen e Astrit”, ka thënë avokati Gashi.
Gashi ka shtuar se tri vite kanë punuar për ta vërtetuar diçka që është ditë që në ditën e pare.
“Kush janë vrasësit është detyra e shtetit që ti gjejë… Trupi i Astritit ka qenë prova më e fuqishme që Astriti është vrarë.
Ai është vrarë për shkak të përkatësisë partiake, duket që në ditarët e tij ai e ka ditur që VV do të vijë në pushtet”, ka theksuar Gashi.
Avokati ka shtuar se beson që organet e drejtësisë do të bëjnë çdo gjë që ti identifikojnë ata që e kanë vrarë Astritin.
Ai tutje shtoi se “nuk është dashtë ta lëndojnë familjen me deklarata të llojllojshme që ai kinse Astriti është vetëvrarë”.