Gruaja e ish-presidentit sirian kërkoi të shpërngulet në Londër/ Britania shqyrton ndalimin e hyrje së Asmës në vend pas raportimeve të divorcit me Bashar al Assad

Qeveria britanike po shqyrton të ndalojë hyrjen e Asma al-Assad në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Ku vendim i qeverisë britanike vjen pas publikimit të lajmit se Asma ka kërkuar divorc nga Bashar al Assad dhe se dëshiron të rikthehet në vendin e saj të lindjes, në Londër.

Asma al-Assad u shpërngul në Rusi, pasi bashkëshorti i i saj u rrëzua nga rebelët.

Aktualisht familja ndodhet në Moskë, nën mbrojtjen e azilit politik.

Mediat turke raportuan të shtunën se Asma al-Assad me nënshtetësi britanike, e cila u rrit në Londrën perëndimore dëshiron të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për trajtimin e kancerit.

Ajo vuan nga leuçemia akute mieloide, një formë agresive e kancerit të gjakut dhe palcës së eshtrave.

Paralajmërim nga deputetët e Downing Street

Zyrtarisht, Downing Street nuk ka komentuar nëse duhet t’i hiqet pasaporta.

Por deputetët paralajmëruan mbrëmë se ajo nuk duhet të lejohet të kthehet në Britani, pas viteve të mizorive të kryera nga familja Assad në Siri.

Robert Jenrick i tha Telegrafit: “Do të ishte një fyerje për miliona viktimat e Assadit nëse gruaja e tij do të kthehej në një jetë luksoze në MB”, duke kujtuar se qeveria britanike e ka sanksionuar atë si Familja e Asadit qëndron pas mizorive.

Sanksionet në fuqi kundër familjes Assad

Një zëdhënës i Downing Street tha se  familja Assad ka qenë subjekt i sanksioneve shumë të rënda, të cilat janë në fuqi.

Asetet e Asma al-Assad në Britaninë e Madhe janë ngrirë si pjesë e një programi sanksionesh të BE-së në mars 2012 për mizoritë që kishte bërë Bashar al-Assad. Sanksionet mbetën në fuqi pas Brexit-it dhe në vitin 2021.

Asma al-Assad ka lindur në vitin 1975 dhe është rritur me babanë e saj kardiolog dhe nënën diplomate. E shkolluar në një shkollë private, ajo u diplomua në 1996 nga King’s College dhe vazhdoi të zhvillojë një karrierë të suksesshme në bankat ndërkombëtare.

Në vitin 2000 ajo u martua me Bashar al-Assad, i cili kishte shkuar për të studiuar në Londër. Të dy ishin takuar gjatë pushimeve familjare në të kaluarën.

“Të jetosh në një kafaz të artë nuk është më e kënaqshme”

Kremlini ka mohuar raportet se Asma al-Assad dëshiron të lërë burrin e saj dhe të largohet nga Rusia.

Por analisti politik i opozitës Stanislaw Belkowski raportoi se “agjencitë perëndimore të inteligjencës janë thellësisht të shqetësuara për sigurinë fizike të Asma Assad, gruaja e ish-udhëheqësit sirian Bashar Assad.

Por Kremlini hodhi poshtë raportimet se gruaja e Assadit ka kërkuar divorc

Gruaja e presidentit të rrëzuar sirian, Bashar al-Assad, nuk ka kërkuar divorc,  bëri të ditur të hënën Kremlini.

Raportimet në mediat turke kanë sugjeruar se Asma al-Assad, e lindur në Britani të Madhe, ka kërkuar që t’i japë fund martesës dhe të largohet nga Rusia, vend që asaj dhe burrit të saj ia kanë miratuar azilin, pasi një koalicion i rebelëve e ka rrëzuar regjimin e ish-presidentit dhe e ka marrë kontrollin e Damaskut.

I pyetur për këto raportime në një sallë konferencash, Dmitry Peskov, ka thënë se ato “nuk janë në përputhje me realitetin”.

Ai i ka mohuar edhe raportimet se Assadi është izoluar në Moskë dhe që i janë ngrirë asetet. Rusia ka qenë aleate e palëkundur e regjimit të Assadit dhe i ka ofruar mbështetje ushtarake gjatë luftës civile.

Mirëpo në raportimet e mediave turke është thënë se familja e Assadit është duke jetuar nën kufizime të ashpra në kryeqytetin rus, dhe që Asma ka kërkuar divorc dhe që kërkon të kthehet në Londër.

Ajo ka shtetësi siriane dhe britanike, mirëpo Ministria e Jashtme britanike ka bërë të ditur më herët se asaj nuk do t’i lejohet kthimi në Britani.

Ministri britanik, David Lammy, ka thënë më herët gjatë muajit në parlament se “ajo është individ i sanksionuar dhe nuk është i mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar”.

Në një deklaratë të lëshuar javën e kaluar, Bashar al-Assad ka thënë se nuk ka synuar të largohet kurrë nga Siria, mirëpo është transferuar nga baza ushtarake ruse, me kërkesë të Moskës.

Exit mobile version