Vijon të jetë e tensionuar situata në zonën e Petro Ninit, ku disa prej banorëve kanë humbur ndjenjat, mes tyre dhe persona invalidë dhe një grua shtatzënë. Policia ka marrë një e nga një disa prej banorëve, dhe i ka shoqëruar në makinën e tyre.
Një prej banoreve është njëherësh dhe efektive policie, dhe ajo ka bërë të mundur dhe shpëtimin e banorëve që po tentonin që të hidheshin nga çatia.
Ndërkohë gruaja e cila është shtatzënë i ka hequr nga duart policisë burrin e saj, që po tentohej të futen me forcë na makinën e efektivëve të rendit.
‘’Ka varre sa të duash për ne, na ka hapur parcela Erion Veliaj”, tha një prej banoreve.
Ndërsa 4 familje janë të tronditur për shkak se po largohen nga banesa e tyre në zonën e Petro Ninit, pasi i ka dalë ish-pronari me vendim gjyqësor, Fax News ka komunikuar me Aleksandër Gavocin.
Ky i fundit, që është pronar i tokës ku është ndërtuar godina disakatëshe, ka deklaruar se me banorët ka tentuar të zgjidhë me çdo mënyrë situatën, po ata nuk e kanë pranuar. Gavoci shprehet se iu ka premtuar që tiu japë banesa qytetarëve, po ata nuk kanë pranuar.