Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik ditën e sotme një denoncim të mbërritur në adresën e tij ndaj kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Gjithçka ka të bëjë me situatën ku ndodhet Edi Rama dhe faktit se pse ai nuk e ka lëshuar Vangjush Dakon.
Sipas ish-kryeministrit, Dako i sjell Ramës paratë me valixhe.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Gjushi i dergon parate me valixhe Rames!
Lexoni mesazhin e qytetares dixhitale. sb
Prshendetje dr, ke shume te drejte kur thua se Rama shiti Xhafen per Gjushin kjo eshte shume e vertete. Para tre ditesh isha ne parukeri dhe aty gjeta edhe zonjen Dako e cila po i qahej parukjeres si me ze te ulte duke i thene vertet Rama nuk e leshon Gjushin por edhe ne ama prej vitesh jemi bere si me qene banka e Edi Rames, muaj per muaj i çojme atij hisen por jo me zarfa por me valixhen plote euro. Anonim ju lutem se keta te murosin ne beton.
Jeta luksoze e djalit të Vangjush Dakos dhe makina 200 mijë euro e markës “Porsche“
Është vetëm 23-vjec, por i ka të gjitha mundësitë e një jetë luksoze, një makine super të shtrenjtë dhe për me të tepër arrin të jetë aksioner në 2 kompani të rëndësishme, njëra në fushën e lavanderisë dhe tjetra në tregtimin e produkteve ushqimore me bazë detin.
Është fjala për Xhulio Dakon, djalin e Kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, që sipas një investigimi të kryer nga TPZ.al, rezulton aksioner në dy kompani.
Në kompaninë e parë, të quajtur “DB Wash International”, Xhulio Dako është shtuar si aksioner, tek themeluesi 54-vjeçar Tomi Ismailati, ndërsa ortakë janë edhe 5 shtetas italianë.
Në deklaratën e pasurisë, të dorëzuar nga ILDKPKI, Xhulio Dako është zotërues i 20% të aksioneve të shoqërisë “DB Wash International”, me kapital 20 000 lekë.
Fitimet e kompanisë “DB Wash International”, të nxjerra nga TPZ.al, bilancet që vetë kjo kompani ka deklaruar, e krijuar 25/03/2014 kapin vlerën e:
Viti 2014: 22.876.057 Lekë (të reja)
Viti 2015: 56.850.124 Lekë (të reja)
Viti 2016: 72.101.360 Lekë (të reja)
Pra, një kompani e sapo krijuar në vitin 2014, ka arritur të nxjerrë fitime deri në 1.4 miliard lekë, ku pjesë është edhe djali 22-vjeçar, i Vangjush Dakos. “DB Wash International” është gjithashtu edhe përfituese e fondeve publike, ku në thesarin e shtetit rezultojnë 3 transaksione financiare ndaj kësaj kompanie, me vlerë 484.000 lekë (të reja).
TPZ.al, shkruan se 23-vjeçari Xhulio Dako së bashku me 54- vjeçarin Tomi Ismailati në vitin 2016, hapën një tjetër biznes të quajtur “Artic Group”, kësaj here në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore, molusqeve dhe frutave të detit. Djali i Vangjush Dakos, bëhet 35% aksioner, ndërsa brenda vitit të parë, arrijnë të qarkullojnë 34.233.202 lekë (të reja), rreth 300 mijë dollarë nga shitjet dhe shpenzimet. Ndërkohë, syri.net, shkruan se Xhulio bën një jetë shumë luksoze. Ai ka në pronësi një makinë të tipit të fundit ngjyrë të bardhë “Porsche Panamera White Storm”, vlera e së cilës shhkon në 200 mijë euro.