Gruaja tregon tmerrin: Desha t’i heq kapuçin njërit prej grabitësve, por më qëlloi me tytën e pistoletës

Një ditë pas sulmit të tregtarit Mustafa Mustafai në qytetin e Memaliajt ku mbeti i plagosur në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, e shoqja e tij e vetmja dëshmitare në momentin e grabitjes, tregon si ka ndodhur ngjarja.
Thëllënxa Mustafai, 67 vjeçare ka rrëfyer ngjarjen që në pikën fillestare të saj e deri sa grabitësit me maska u larguan duke rrëmbyer portofolin me të holla.
Maskat kanë zbritur nga një autoveturë e bardhë dhe kanë ardhur me nxitim në drejtim të dyqanit pronë e Mustafa dhe Thëllënxa Mustafait në qytetin e Memaliajt. Më pas dy të rinjtë të maskuar, kanë kërkuar të hollat dhe nën kërcënimin e pistoletës.
Më pas kanë sulmuar fizikisht pa mëdyshje të dy të moshuarit. Mustafa Mustafain e kanë qëlluar fillimisht pas veshit duke i shkaktuar gjakderdhje e më pas me shkelma kanë goditur edhe Thëllënxën. Policia deri tani nuk ka arrestuar askënd veçse ka shoqëruar në komisariat disa të rinj.
Gruaja tregon se është përpjekur që t’i heqë kapuçin njërit prej grabitësve, po më pas ai e ka qëlluar me tytën e pistoletës në dorë duke e rrëzuar.

Exit mobile version