Nikola Gruevski, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar në Budapest me kërkesë të gjykatës.
Sipas medieve hungareze, Gruevski u arrestua mëngjesin e sotëm në Buudapest pas kërkesës së gjykatës. Nga videoja shihet se Gruevski me sako po i fsheh prangat nga duart.
Për ekstradimin e ish-kryeministrit do të vendosë gjykata e Budapestit.
Maqedonia kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku”. Si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator.