Katër lojtarë të Partizanit u thirrën nga Kombëtaret në këtë grumbullim të muajit mars, çka përbën një burim krenarie për klubin e kuq. Kampionët kishin Arçejnxh Bintsuka në ekipin e parë të Kongos, Redon Ismailin te Kosova U-21 dhe Marçelino Prekën dhe Paulo Buxhelajn te Shqipëria U-21.
Por pavarësisht thirrjeve, vetëm mbrojtësi i majtë ka arritur të fitojë minuta. Buxhelaj e nisi si titullar të dyja betejat e Shpresave kundër Finlandës dhe Zvicrës. Preka i ndoqi këto sfida nga stoli, teksa e njëjta gjë ndodhi edhe me Ismailin në barazimin historik kundër Gjermanisë U-21. Bintsuka gjithashtu qëndroi në stol në sfidat me Zambian dhe Gabonin.