Kuqezinjtë do të zhvillojnë më datë 5 qershor një miqësore në transfertë ndaj Luksemburgut dhe më pas do të udhëtojnë drejt Turqisë, ku do të përgatiten për ndeshjen e 11 qershorit që do të luhet në qytetin e Haifas.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, duke qenë se është shansi i fundit për të shpresuar arritjen e vendit të tretë në grup në këto kualifikuese. Gjithashtu, për futbollistët kuqezinj do të jetë një mundësi revanshi pas humbjes 0-3 të pësuar në Elbasan në muajin nëntor.