Me 72 vota pro ka kaluar sot ligji për ‘Bastet’, mes kaosit dhe tensioneve që ‘mbërthyen’ Kuvendin.
Edhe kjo seancë ka vijuar për gati 12 minuta mes kaosit. Deputetët e rithemelimit zbarkuan në sallën e seancave plenare, ku duke i rënë bilbilave, penguan zhvillimin normal të Kuvendit.
Kjo detyroi kryeparlamentaren Lindita Nikolla të kalonte për votim rendin e ditës, mes tyre dhe ligjin për lojërat e fatit.