Grupi parlamentar i partisë socialiste ka konfirmuar sot vendimin e dhënë që në datën 7 nga kryeministri Edi Rama, për të përjashtuar deputetin Gjetan Gjetani. Vendimi i sotëm ka qenë vetëm formalizim i urdhërit të Ramës.
Gjetani u shpreh se askush nuk mund ta largojë atë nga PS, dhe ai do të vijojë të pasqyrojë shqetësimet e qytetarëve të Kurbinit.
”Unë kam qenë dhe mbetem socialist”, tha ai. Por deputeti i Kurbinit ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e tij për punën e policisë në Kurbin, që sipas tij lë shumë për të dëshiruar dhe se administrata shtetërore ka nevojë për ndryshim.
Deputeti tha se siguria në vend po rrezikohet dhe krimi nuk po ndëshkohet. Ai u shpreh se shqetësimet e tij ia kishte bërë të ditura edhe ministrit të Brendshëm por nuk ishin marrë masa.
“Këtë shqetësim ia kam paraqitur edhe zotit ministër, për fat të keq nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë. Nga ana e policisë nuk po merren as masa parandaluese, as masa zbuluese”, tha Gjetani.
Si reagoi deputeti Gjetani