Grupi parlamentar i Ramës, si mburojë imunitare për të inkriminuarit

Nga Edi PALOKA

Grupi parlamentar i Rames, si mburoje imunitare per te inkriminuarit e vjeter dhe te rinj te “rilindjes”!

Rikthimi i figurave me te diskretituara te “rilindjes” si drejtues politik ne 12 qarqet e vendit u ndoq me habi nga nje pjese e publikut. Gjithe ish-ministrat me te korruptuar e inkriminuar, te diskretituar deri ne ate pike sa vete Rama ishte detyruar ti largonte dikur nen presionin e publikut apo dhe nen presion nderkombetar si Beqaj, Ahmetaj , Gjiknuri tani i ka rikthyer perseri ne krye . Nuk mbeten pas ne “vlera” as ministret dhe ish-ministret si Spiropali , Manastirlliu, Balluku , Nikolla e Gjonaj , te gjitha te zhytura ne korrupsion e skandale e qe do zene ballin e listave te “rilindjes”.

Kane mbetur pa perfshire vetem Tahiri dhe Xhafa!

Edhe emrat qe perfliten per deputete ne ato qe quhen vende te sigurta neper lista, pritet te zihen nga deputete te inkriminuar dhe te korruptuar emri i te cileve rezulton neper dosje kriminale e korrupsioni , te vjetra apo te reja.

Nderkaq bie ne sy qe edhe “prurjet e reja” te propaganduara me buje nga Rama, i perkasin te njejtit lloj “rilindasish” , mjafton te shohesh ate me “te rene” e me te bujshmen , shefen e komitetit , qe duhej te ishte i eksperteve, po ishte i partise. Çomo duhet te perballet me drejtesine per fshehjen me urdher partie te mbi 7 mije te vdekurve nga Covid-19 dhe per perdorimin e Komitetit te eksperteve jo ne sherbim te shendetit te qytetareve, por ne sherbim te politikes se Rames.

Duke pare listat e Rames , kupton se ai, i vetedijshem per humbjen, po kerkon t’ju bej nga nje favor te fundit te perzgjedhurve te tij duke ju garantuar imunitet parlamentar perballe drejtesise qe si gjithe institucionet e tjera, pas 25 prillit, do i shpetoje kthetrave te Rames.

Artikulli paraprakA e shmang katastrofën Edi Rama?
Artikulli tjetërKëlliçi thirrje të rinjve për pjesmarrje masive në votime: Ne kemi një lider europian dhe energjik, Lulzim Bashën