Grupi shqiptar kapet me 6.5 milionë euro drogë në Francë, 5 të arrestuar

Një grup trafiku lëndësh narkotike raportohet se është goditur nga policia franceze e Annecy dhe 5 shqiptarë janë vënë në pranga.
Arrestimet janë kryer të mërkurën e 3 tetorit, por lajmi është bërë i ditur ditën e sotme.
Sipas mediave franceze, aksioni është zhvilluar pas disa muaj hetimesh. Gjeneralitet e personave të arrestuar nuk bëhen me dije nga raportimet në media, por thuhet se ata janë mes 30 dhe 40 vjeç shkruan gazeta Panorama.
Sipas kreut të seksionit të anti-trafikut në policinë e Annecy, Jean-Philippe Charvet, të arrestuarit ishin pjesë e një grupi që ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike në Francë dhe Zvicër.
Janë konfiskuar gjithsej 230 kg përzierës, tre makina dhe 4.000 euro në dy ndërtesa që grupi i përdorte si baza, në zonat e Gaillard dhe Annemass
Këto 230 kilogramë, të prera me heroinë, nëse shiteshin me doza të vogla, mund të gjeronin rreth 6.5 milionë euro, citohet nga mediat lokale Jean-Philippe Charvet.

Exit mobile version