Grupi shqiptar kapet në Itali me 8 kg kokainë dhe 143,200 euro

Në vijim të operacionit të madh të policisë italiane për goditjen e një grupi shqiptar që merrej me trafikun e kokainës, janë sekuestruar 8 kg kokainë, ndërsa janë gjetur edhe 143,200 euro të fshehura nën tokë, ndërkohë që janë gjetur para edhe në fshatin nga ku ushtronte aktivitetin organizata. Lënda narkotike ishte futur në pako me celefon, ku fshiheshin sasi droge prej 30, 40 dhe 50 mijë euro.
Mediat italiane shkruajnë se shumë prej atyre që merreshin me shpërndarjen e drogës kishin ëndrra të mëdha për të fituar nga 30.000 euro dhe për t’u kthyer në Shqipëri për të “blerë shtëpi”. Gjatë një bisede të përgjuar, njëri nga personat e përfshirë ka thënë se, “Bosi ka fituar 300.000 euro”. Porcioni i kokainës shitej me rreth 40 euro.
Organizata ishte përfshirë edhe në konflikte me grupet rivale. Kështu më 25 prill të vitit 2014, ka shpërthyer një përleshje e dhunshme mes shqiptarësh pranë një klubi nate në Corciano, gjatë së cilës “bosi” është qëlluar me thikë në gjoks.
Në vend që të dërgohej në dhomën e urgjencës në Perugia, ai është dërguar në një spital në Arezzo, duke shmangur kështu intervistën e policisë si dhe duke dhënë gjeneralitete të rreme.

Artikulli paraprakKapet në Greqi shqiptari me 5.5 kg heroinë të pastër
Artikulli tjetërZjarr në një pallat në Tiranë, humb jetën në ashensor nëna e një fëmije