Grusht shteti me Drejtësinë, pas rënies së Kushtetueses, vendi edhe pa 11 Kryetarë Gjykatash

Reforma Orwelliane e falimenton me sukses te plote sistemin e drejtesise me Shqiperi!
“Te dashur miq, pas grushtit te shtetit me asgjesimin e Gjykates Kushtetuese dhe paralizen e Gjykates se Larte, mediat njoftojne se aktualisht 11 kryetareve te gjykatave te vendit ju ka skaduar mandati dhe qendrojne me detyre ne kundershtim me Kushtetuten.
Kurse 11 kryetareve te gjykatave te tjera te rretheve mandati ju skadon gjate ketij 6 mujori. Sipas kushtetutes KLD nuk ka kompetenca per emerimin e kryetareve te rinj. Ne keto kushte, krye, krye, krye Edvini, qe me grushtin e shtetit brenda shtetit mori ne duart e tij te zeza pushtetin gjyqesor, pritet ti zevendesoje me militante te partise kanabiste!
Ketu me poshte keni listat e kryetareve te gjykatave pa mandat apo qe keto 6 muaj qe vijne ju skadon mandati dhe shkrimin e Balkanëeb per kete çeshtje. sb
Gjykatat drejt kolapsit, 11 kryetarë pa mandat, çfarë do bëjë KLD?
TIRANE- 11 kryetarë gjykatash që u ka mbaruar mandati kanë depozituar kërkesat e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku shprehin interesin për të vijuar sërish në këtë detyrë.
Sipas shkresës në fjalë, bëhet e ditur se 11 prej këtyre gjyqtarëve u ka mbaruar mandati, ndërsa 11 prej kryetarëve të tjerë u përfundon në 6-mujorin e dytë.
Ndonëse KLD nuk ka kompetencë që të kryejë zëvendësime, ajo po shqyrton delegimin e mandateve për gjyqtarët. Kjo për faktin se duhet të krijohet institucioni i KLGJ-së, duke futur në ngërç edhe gjykatat”, shkruan ish-Kryeministri Berisha.

Kryetarë të gjykatave që u ka mbaruar mandati:
Artan Çupi-Kryetar i Gjykatës së Matit (11.10.2013)
Kastriot Selita-Kryetar i Administratives Tiranë (28.10.2013)
Fuat Vjerdha-Kryetar i Apelit në Shkodër (17.01.2014)
Entela Prifti-Kryetare e Apelit në Korçë (17.01.2014)
Dritan Banueshi-Kryetar i Apelit në Gjirokastër (17.01.2014)
Alma Liçaj-Kryetare e Apelit në Vlorë (17.01.2014)
Petrit Çeno-Kryetar i Apelit në Durrës (11.04.2014)
Halil Vani-Kryetar i Gjykatës në Dibër (11.04.2014)
Altun Çela-Kryetar i Gjykatës në Sarandë (28.25.2014)
Sandër Simoni-Kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda
Në 6 mujorin e dytë të 2018 u mbaron mandati 11 kryetarëve të gjykatave;
Agron Vavla-Kryetar i Gjykatës në Berat (30.06.2014)
Erjol Rroshi-Kryetar i Administratives në Tiranës (07.07.2014)
Alma Kolgjoka-Kryetare e Gjykatës së Krujës (11.07.2014)
Esmeralda Çeka-Kryetare e Gjykatës në Lushnje (23.07.2014)
Admir Belishta-Kryetar i Gjykatës në Korçë (23.07.2014)
Entela Shedula-Kryetare e Gjykatës në Kavajë (11.07.2014)
Roland Japuaj-Kryetar i Gjykatës në Fier (23.07.2014)
Jona Qeleshi-Kryetare e Gjykatës në Durrës (17.10.2014)
Alfred Gjoni-Kryetar i Gjykatës së Kurbinit (17.10.2014)
Arben Zefi-Kryetar i Gjykatës në Shkodër (17.10.2014)
Skënder Haluci-Kryetar i Gjykatës në Vlorë (17.10.2014)

Artikulli paraprakKryetari i FRESSH arrestohet për korrupsion, 23 vjeçari është Drejtor i Shëndetit Publik
Artikulli tjetërKatër hapat e opozitës për të ndalur krimin e grabitjes së Teatrit nga Rama