Grusht shteti në Parlamentin e Shqipërisë!

Nga Azgan Haklaj

U lanë dy ditët e fundit të këtij sesioni parlamentar që Edi Rama dhe hordhia e tij kuvendore të përmbyllin me shpejtësi e me “koncensusin” e ujdisë jo vetëm ligje delikate që meritojnë e duhet debat por dhe ndërhyrje flagrante në Kushtetuten e Shqipërisë. Pas pazarit Rama-Berisha , që tashmë i ka dalë ç’do lloj boje ku dhe skeptiku me i madh nuk gjen më pikpyetje, në seancën e djeshme ndodhi çudia e demokracisë!!!..
Institucionet kushtetuese u vunë në radhë për të raportuar formalisht.
Por për habinë dhe çmendurinë e pashoqe nuk u thirr’ të raportonte njëri nga institucionet më të rëndësishëm kushtetues të këtij vendi:
KLSH-ja!
Ky akt sa djallëzor po aq dhe i qëllimshëm nuk ishte harresë apo lajthitje por vijim i përmbushjes së pazarit të zi anti-shtet Rama-Berisha.
Ndërkohë që prej shumë ditësh kryetari i KLSH-së Arben Shehu dhe stafi i tij po raportonin në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë në seancën plenare të raportimit ata jo vetëm u përjashtuan por u edhe krijua një nën komision kuvendor që të auditoj “Punën e sektorit publik”, ku përfshihej edhe ky intitucion kushtetues, që për hir të së vërtetës ka meritën e denoncimit të shumë skandaleve korruptive të jakave të bardha.
Pa dashur të hyj në
detaje të hapura e klandestine të kësaj procedure parlamentare konkludoj me bindje se ky është jo vetem atentat por grusht shteti kushtetues në
një vend që pretendon të integrohet në familjen europiane.
Parandalimi djallëzor u materializua menjëherë pas ekzekutimit të
pazarit i cili filloi me komisionin Xhafa për të
vijuar me sabotimin e reformës zgjedhore dhe kulmuar me sulmin për asgjësimin e KLSH-së.
Tre veprime në akord të plotë që të marra së bashku janë tritol në themelet e shtetit, të pluralizmit dhe demokracisë për të ruajtur të paprekur autokracinë sunduese të shpifur dhe monopolin fals opozitar.
Një sy i pavëmendshëm mund të mos bëj lidhjen mes këtyre tre akteve por qëllimi është i qartë e i dekriptueshëm.
Me superkomisionin”Xhafa” ishte përpjekje për të shantazhuar deri atrofizuar prokurorinë dhe gjykatat e posaçme, me anashkalimin e raportimit e krijimin e komisionit për auditimin e KLSH-së tentohet të
paralizohet i vetmi institucion që furnizon organet e drejtësisë me kallzime e gjetje skandaloze krimi e korrupsioni shtetëror.
Ndërsa kapaku i ujdisë dhe poshtërsisë ishte pseudo ndërhyrja në reformën zgjedhore që në
fakt ishte një përsëritje e marrveshjes anti pluraliste e anti demokratike të
vitit 2008-të, që tashmë e fotokopjuar asfikson vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Përballë kësaj situate të paprecedent duket sikur kjo hegjemoni e intstaluar me ujdi është pa zgjidhje.
Po krijohet masivisht ideja pesimiste se nuk mund të ketë ndryshim as nga shqiptarët e as nga ndërkombëtarët.
Por siç kam potencuar në vijimësi e për fat nuk kam dalë i zhgenjyer kjo tablo mjerane dhe e rrezikshme për demokracinë dhe Shqipërinë nuk do vazhdojë gjatë…!
Falë aleatëve tanë të vëmendshëm euro-atlantikë tashmë janë krijuar mekanizmat e posaçëm ligjor e kushtetues që dalëngadalë po dobësojnë e bjerrin kancerin politik që prej më shumë se tre dekadash ka okupuar demokracinë shtetin dhe ekonominë.
Dosjet e krimit jo vetëm janë hapur por janë ndërkombëtarizuar e dixhitalizuar ndaj nuk mund të digjen as me komisione fantazmë të Edi Ramës dhe as me flakadanë që pregatiten në
Pullazin e Sali Berishës për t’ja hedhur SPAK-ut.
Laku është në qafën e krimit…dhe besoni se është e shpejtë e përfundimtare data e ekzekutimit.
Duke përfunduar këto radhë refleksioni të dhimbshëm më vijnë në
kujtesë fjalët e mençura te një personaliteti shumë dimensional, antropolog, linguist, novelist me emrin Mouloud Mammeri, që
dikur e kam lexuar:
“Një gabim shkencor mund të vrasë disa njerëz, por një gabim i shtetit dhe i politikës mund të vrasë gjenerata të tëra…”!!!

Artikulli paraprakDosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca në GJKKO, ja arsyeja! Ilir Beqaj për herë të parë në sallë, çfarë deklaroi para togave të zeza
Artikulli tjetërLideri i kartelit Sinaloa arrestohet në Teksas, në pranga edhe djali i El Chapo! Si u fut në “kurth” bosi i fuqishëm i drogës