Grykësia dhe babëzia lenë pa ujë Orenjën dhe Floqin! Ku fshihet lavatriçja e “Toyota Yaris”?

Bujar VRETO
Kryetar i Degës së PD Librazhd

Grykesia, babezia e nje njeriu te pashpirte qe eshte tallur me fukarallekun e banoreve te mrekullueshem Librazhadas, me mashtrime, blerje dhe perbetime u ka marre voten per 20 vjet, shkonte ne vakira qante dhe nxirte, lotet e krokodilit, hipnotizimi, shtirja prej kameleoni shkoi deri aty sa njerzit po betoheshin per koken e taulantit. Ky altruist ne dukje dhe autokrat ne veprime ndertoi perandorine e vet, duke u shnderruar nga i paushqyer ne milioner $.

Sa shpejt u pershtat me boten e krimit dhe sa shume po i sherben asaj nen/petkun e pushtetit te votave te vjedhura. Lavatricja e “Toyota Yaris”, kumbari i krimit ne shume drejtime, nuk mjaftohet me perfitimin e paligjshem dhe jeten e luksit qe ben nga keto te ardhura, por tashme kerkon te thaje rreth 200 ha toke ne zonen e Çermenikes.

Une isha ne fshatrat Floq dhe Orenje me ftese te banoreve te zones per nje problem shume te mprehte, per te tashmen dhe te ardhmen. Banoret e irrituar, te pashprese, te pa mbrojtur dhe te frikesuar me treguan me detaje duke ecur neper arat qe tashme ishin thare teresisht te mbjellat e tyre ( misri,fasulet, perimet, pemet dhe te gjitha kulturat bujqesore).

Arsyeja nuk ishte nga perendia por nga grykesia dhe perfitimet qe kerkonte te merrte nepermjet kesaj afere empatiku qe tashme eshte kthyer ne apatik per zonen duke ndryshuar rrjedhen e ujit vadites nga kanali egzistues qe eshte ndertuar ne vitin 1967 dhe i mbajtur ne funksion me mjaft sakrifica nga banoret, ne nje shtrat tjeter qe po ndertohet tani me taksat tona nga kryetari i komitetit te partise ne Librazhd.

Motivi siperfaqesor i nderhyrjes dhe ndryshimit te projektit per kanalin vadites eshte se do funizojme me uje fshatin Kuterman? (nje mashtrim se fshati Kuterman funizohet me kanalin egzistues prej vitit 1967). Motivi thelbesor (mafioz)eshte se kendi i pjerret nga do kaloje uji ne projektin e ri mundeson nje HEC, pra rrit fuqine per punen e turbinave dhe prodhimin e energjise.

Kanali vadites egzistues, mbulonte me uje nje siperfaqe te madhe toke te Orenjes, Floqit dhe Kutermanit pra skishte asnje arsye te ndryshoheshe rrjedha e ujit por duhej vetem rehabilitimi i kanalit per te sjelle sa me shume litra per sekonde ose me sakte 90 litra ku 50 per Orenjen, Floqin dhe 40 per Kutermanin.

Banoret e ketyre zonave te bukura natyrore, tashme te shkaterruar, te pamundur per te jetuar ne tokat e tyre, pasi edhe ujin vadites po e merr krimi, organizata mafioze e rilindjes, diskutonin largimin nga vendi ose perballje me pushtat e pushtetit pasi tashme s’mund te siguronin as buken e gojes (e ardhmja per ta eshte bere sketerre).

Une kerkova qe banoret te beheshin bashke te mos shikonin ngjyrimet politike por te perballeshin me pushtat e pushtetit ( se per nje grusht njeres behet ky shkaterrim) dhe te kthenin dinjitetin ne vend duke mos lejuar zbatimin e nje projekti ku krimi po ju mohon te ardhmen e femijeve dhe te drejten per te jetuar ne trojet e veta.

Une ju garantova se Dega e PD Librazhd dhe opozita do jete ne mbeshtetje te banoreve per kete te drejte thelbesore dhe themelore per te jetuar ne trojet e tyre dhe do te jete e shkrire me ta per cdo nisme ligjore apo perballje qe do merret deri ne kthimin e ujit ne rrjedhen e vet.

Zona e Cermenikes po shkon drejt nje degradimi teresor si nga fauna dhe flora, nga rruget, shkollat, bujqesia, blegtoria, bletari, pemtari dhe te gjitha prodhimet kulinarike qe me aq veshtiresi prodhohen.

Une ndalova edhe ne tregun e zones por me njeher me ra ne mendje poezia “SAHARA” e martirit Vilson Blloshmi. Nje treg i boshatisur me tregetar te drobitur, ndonje bleres me klering (shkembim malle me malle) e sa keq, sa mjerim per banoret dhe fasade per pushtin mashtrues qe sot lahet ne vaska me qumesht.

Une garantova banoret se te gjithe keta firmetare ne emer te pushtetit po shkaterrojne te ardhmen per te banuar ne keto zona do mbajne pergjegjesi ligjore dhe do ndeshkohen nga drejtesia por edhe pergjegjesi politike se do ndeshkohen nga vota…

Banore jemi me ju…

1 46

 

Exit mobile version