Raporti i Guardia Di Finaza për drogën e mbjellë në Shqipëri ka të dhëna tronditëse. Burime të Lapsi.al pranë policisë së shtetit mësuan se në raport thuhet që sasia e kultivimit të drogës është pesëfishuar të paktën 17 % të territorit që ka kontrolluar Guardia Di Financa. Për pjesën tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë, Guardia Di Finanza nuk ka të dhëna. Në raport thuhet se policia i ka raportuar Guardia Di Finanza 2 mijë aksione kundër plantacioneve të kanabisit. Por Guardia Di Fianaza ka mundur të verifikojë vetëm 20 aksione të tilla. Italianët janë të shqetësuar për kultivarët e përdorur. Njëri prej tyre është varieteti vietnamez, që del në prodhim brenda 45 ditësh dhe mbillet 3 herë në sezon. Guardia Di Finanza i ka filluar fluturimet në fund të qershorit. Por korrja e parë e kanabisit të këtij lloji është bërë në javën e parë të qershorit, ndaj nuk ka të dhëna se sa ka qenë sasia e mbjellë përpara fluturimeve. Po ashtu në raport thuhet se nuk është e qartë nëse korrja është bërë nga policia e shtetit apo vetë trafikantët. Raporti pritet të publikohet pas pak në një konferencë të Guardia Di Finanza, në prani të ambasadorit italian dhe ministrit të Brendshëm.
Kryesore
Continue to the categoryBudallenjë, Servilë dhe Epshndjellëse
Nga Namir Lapardhaja
Dy prej kategorive kryesore që i vjen më për shtat çdo pushteti për të përdorur, janë budallenjtë dhe servilët.
Të parët nuk e...