Guardia Di Finanzia, shqetësim për varietetin e kanabisit vietnamez

Raporti i Guardia Di Finaza për drogën e mbjellë në Shqipëri ka të dhëna tronditëse. Burime të Lapsi.al pranë policisë së shtetit mësuan se në raport thuhet që sasia e kultivimit të drogës është pesëfishuar të paktën 17 % të territorit që ka kontrolluar Guardia Di Financa. Për pjesën tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë, Guardia Di Finanza nuk ka të dhëna. Në raport thuhet se policia i ka raportuar Guardia Di Finanza 2 mijë aksione kundër plantacioneve të kanabisit. Por Guardia Di Fianaza ka mundur të verifikojë vetëm 20 aksione të tilla.  Italianët janë të shqetësuar për kultivarët e përdorur. Njëri prej tyre është varieteti vietnamez, që del në prodhim brenda 45 ditësh dhe mbillet 3 herë në sezon. Guardia Di Finanza i ka filluar fluturimet në fund të qershorit. Por korrja e parë e kanabisit të këtij lloji është bërë në javën e parë të qershorit, ndaj nuk ka të dhëna se sa ka qenë sasia e mbjellë përpara fluturimeve. Po ashtu në raport thuhet se nuk është e qartë nëse korrja është bërë nga policia e shtetit apo vetë trafikantët. Raporti pritet të publikohet pas pak në një konferencë të Guardia Di Finanza, në prani të ambasadorit italian dhe ministrit të Brendshëm.

Exit mobile version