“Guardian”: Ballkani para një krize të fortë, interesat që përplasen

“Lufta e Dytë Botërore ka përfunduar, por Lufta e Parë Botërore ende jo.” Këto ishin fjalët e një zyrtari turk që e takova së fundi në Ankara. Ai po fliste për Lindjen e Mesme, por ishte ai lloj komenti që mund ta kisha dëgjuar në Moskë, në Kjev, ose në Ballkan, rreth gjendjes së gjërave në Kontinentin Evropian.
Një vend ku s’mund të kisha dëgjuar diçka të tillë ishte Brukseli. Kjo sepse Bashkimi Evropian është ende i papërgatitur që të jetojë në një botë ku gjeopolitika është rikthyer – në të cilën qeveritë, ashtu si shumica e publikut, janë të obsesionuar me kufijtë dhe territoret, dhe priret të definojë suksesin më pak nga zhvillimi ekonomik sesa nga krenaria kombëtare.
Kjo është drama që po luhet aktualisht në Ballkanin perëndimor, ku kapacitetet e BE-së për të menduar dhe vepruar si një lojtar gjeopolitik po testohen seriozisht. Herët në këtë muaj, BE-ja ka prezentuar strategjinë e re për Ballkanin perëndimor. Qëllimi i deklaruar është që të inkurajojë reforma në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, nga ripërtritja e anëtarësimit. Ato institucione në Bruksel, të cilat e gjejnë veden mes një rritjeje të populizmit duke afektuar shumicën e vendeve të BE-së, tash duket se kanë kurajën të rithonë se premtimi për anëtarësimin nuk është një mrekulli e vogël.

Një shaka ballkanike më së miri e rrokë mentalitetin e njerëzve që ndihen se janë lënë në pritje për kohë shumë të gjatë: kur vjen te anëtarësimi në BE, ndryshimi mes pesimistëve dhe optimistëve është që optimistët besojnë se Turqia do të bëhet anëtare gjatë kohës sa presidencën e BE-së do ta ketë Shqipëria, ndërsa pesimistët besojnë që Shqipëria do të futet në BE kur presidencën do ta ketë Turqia. Nënkuptimi i kësaj: ato s’do të anëtarësohen kurrë.
Brukseli ka të drejtë ta qartësojë që status quo-ja është e paqëndrueshme. Por, pa ndonjë vazhdimësi, njoftimi rrezikon të prodhojë jostabilitet në rajon. Ajo prej së cilës BE-ja duhet të ketë frikë më së shumti është përsëritja e një skenari si ai i Ukrainës, në të cilin mbështetja qeveritare për aspiratat Evropjane shkaktoi përplasje nga oponentët e zgjeruar [për të cilët, lexo Rusia], në vend se t’i mblidhte qeveritë evropjane rreth atij projekti.
Shumë faktorë e kanë rikthyer Ballkanin në lajm qëndror – jo vetëm kriza e fundit e refugjatëve, që thellësisht po e trondit rajonin. Tashmë ka një momentim në rritje për një integrim të zgjeruar, pas një periudhe në të cilën BE-ja u bë e njohur si një organizatë që iu dha pak para.
Një zhvillim inkurajues, edhe pse pak e vërejtur, ka qenë relacioni i fundit i traktit të miqësisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, dy vende relacionet e të cilave për kohë të gjatë kanë qenë të tensionuara, kryesisht për çështjet minoritare. Arritja e kësaj gjëje të jashtëzakonshme, ka dhënë sinjalin nga të dyja vendet që ka ardhur koha që të bëhen zgjidhjet për disa prej plagëve të rajonit.

Por që BE-ja të ketë sukses në ambicjet e tij për të transformuar rajonin, duhej të ishte e ndërgjegjshme për ndryshimet momentale gjeopolitike që po zënë vend. Në vitin 2003, kur BE-ja fillimisht premtoi anëtarësimin, kishte pak dyshime se e ardhmja e rajonit do të ishte e ardhme evropjane. Rusia po këqyrte në Ballkan së pari si një zonë tranziti për të eksportuar energjinë e saj në tregjet e Evropës perëndimore. Ambicjet e Moskës më pas ishte që të ruante shkallën e influencës më shumë sesa të garonte me Brukselin.
Pesëmbëdhjet vjet më parë, Turqia ishte entuziaste për shansat e hyrjes në BE. Si rezultat i kësaj, kjo i formësoi politikat e Ballkanit për aq sa të demonstronte vlerat strategjike të vlerave të Evropës. Atëherë, askush nuk fliste për Kinën në Ballkan.
Sot, gara gjeopolitike është e gjithandejme. Kina është e vendosur të bëhet investitori më i madh i huaj në Serbi sivjet. Planet për të ndërtuar një autostradë mes portit grek të Pireut dhe Budapestit, përmes Beogradit, janë të një vlere të madhe për Kinën siç e përshkruan rrugën tregtare si “një rrip, një rrugë” mes Azisë dhe Evropës. Shpresat kineze që Ballkani perëndimor do të integrohet në një treg të vetëm evropjan, megjithëse Kina nuk është për ngut për projektet e saj infrastrukturore që t’i përmbahet rregullave të BE-së.

Kjo ngre shumë pyetje. A duhet BE-ja të fillojë t’i shtyej vendet e Ballkanit që të adoptojnë rregullat e prokurorimit tash, apo më vonë? Dhe a është gati BE-ja që të ofrojë kompenzim nëse këto shtete i humbin investimet kineze si konsekuencë e integrimit në BE? Përpjekja e Rusisë ka ndërruar poashtu. Brukselit nuk i duhet të ketë ndonjë spiun në Kremlin që të dijë se Rusia do të bëj gjithçka që mundet që të ndalojë Maqedoninë nga futja në Nato – jo shkaku i domethënjes strategijke për të, por shkaku i vlerës simbolike.
Dhe politikbërësit evropjanë duhet të jenë të ndërgjegjshëm që nëse përplasja e gjatë mes Greqisë dhe Maqedonisë [shkaku i emrit] nuk zgjidhet para samitit të ardhshëm të BE-së në Ballkanin perëndimor në maj, atëherë duhet që kjo të përbëj një mbrojtje të dyfishtë: Ambicjet e Maqedonisë do të lidheshin dhe përpjekjet e Brukselit duhet të merren seriozisht në rajon do të bien përtokë.
Rajoni i Ballkanit është vendi ku Rusia mund të punojë që të destabilizojë BE-në me shumë pak kosto politike për veten, edhe më terme ekonomike dhe në rrezikun e konfrontimit me ShBA-në. Diplomacia evropjane duhet ta bindë Moskën që tensionet e përshkallëzuara nuk do të jenë në interesin e saj më të mirë. A është BE-ja gati për këtë?

Por, ja ku është Turqia, një vend relacionet e të cilës me BE-në qëndrojnë në pikën më të ulët historike. Është ende e paqartë sesi presidenti i saj, Recep Tayyip Erdogan, do t’i luaj letrat e saj në Ballkanin perëndimor. Ndërsa Ankaraja po provon të ndërtojë influencën e saj mes komuniteteve myslimane në Ballkan. Moska po e përdorë avantazhin e saj në të krishterët ortodoksë. A mundet Rusia dhe Turqia të koordinojnë politikat e tyre, ashtu siç provuan ta bëjnë në Siri?
Nëse BE-ja është e ngadalshme që të zgjohet nga këto realitete gjeopolitike, strategjia e saj për Ballkanin perëndimor do të përfundojë në humbje.

Exit mobile version