Guardiola godet Manchester City

Pep Guardiola ka siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, edhe pse Manchester City i tij humbi 2-1 në ndeshjen e dytë ndaj Baselit. Ndërsa “qytetarët” do të vazhdojnë të luajnë në çerekfinale, falë forcës së fitores 4-0 në ndeshjen e parë, trajneri spanjoll nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij luajti në fidën e kthimit. Udhëheqësit e Premier League ishin kryesisht dominues në lidhje me zotërimin e topit, duke kompletuar 978 pasime, më të regjistruarat në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, që kur Opta filloi të mbajë statistikat, gjatë sezonit 2003-2004, por edhe kjo nuk ishte mjaft e mirë për ish-trajnerin e Barcelonës. “Ne jemi të lumtur që jemi në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, por vetëm për këtë, tha ai. Gjysmën e dytë të ndeshjes nuk kemi sulmuar dhe kemi harruar të luajmë edhe topin. Gjysma e dytë ishte me të vërtetë, me të vërtetë e varfër”. Guardiola veçoi vetëm një lojtar, 17-vjeçarin Phil Foden, i cili theu rekordin e moshës së Ligës së Kampionëve, duke e filluar ndeshjen si titullar. “Phil ishte i mirë dhe në të gjysmën e dytë të ndeshjes, ai qe ndoshta i vetmi, që u përpoq të ishte agresiv, shtoi Pep. Është mirë për ritmin e së ardhmes”. Me kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, Manchester City do ta kthejë vëmendjen nga ky raund. Guardiola e di se turi i ardhshëm do të jetë shumë më i ashpër për ekipin e tij. “Ka dallime të mëdha në çerekfinale. Flasim për atë nivel, ku të gjitha ekipet do të jenë kaq, kaq të vështira. Do të përpiqemi të jemi të gatshëm dhe të kthehemi, siç kemi qenë në lojërat e fundit”.

Exit mobile version