Pep Guardiola ka insistuar se do të vazhdojë të jetë trajner i Manchester City edhe për të paktën një sezon, pavarësisht nëse ekipi arrin objektivat apo jo sezonin aktual.
Guardiola erdhi në City në vitin 2016 dhe deri më tani ka fituar dy tituj të Premier League, dy Carabao Cups dhe një FA Cup.
“E kam thënë disa herë, vetëm nëse më shkarkojnë ata, do të vazhdojë të qëndrojë 100%”, tha Guardiola. “Të jeni të sigurt, 100% do të qëndroj këtu edhe sezonin tjetër”.
“Jo sepse kemi fituar dy ndeshjet e fundit ose që kemi luajtur më mirë muajt e fundit. Më pëlqen të punoj këtu. Edhe nëse shkon gjithçka keq dhe s’do të jemi në Chamions League, s’do të largohem”.
“Si trajner, keni momente të mira dhe të këqija, nuk mund të fitoni gjithë kohën. Gjithçka është se çfarë mund të bëjmë tani dhe se si mund të përmirësohemi”.