Gurakuqi: Kjo është një qeveri antishqiptare

Në Shkodër është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile për shkak të situatës të përmbytjeve të ditëve të fundit. I pranishëm gjatë mbledhjes ka qenë deputeti i Partisë Demokratike për zonën e Shkodrës, Romeo Gurakuqi, si dhe kreu i Emergjencave, Shemsi Prençi.
Gurakuqi është shprehur se situata është katastrofike dhe se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. “Plotësohen të gjitha kushtet për shpalljen e saj. Kjo është një qeveri antishqiptare. Deklaratat e Gjiknurit ishin të papërgjegjshme. Do ta denoncoj”, u shpreh Gurakuqi. Ndërkohë që Prençi ka deklaruar se po vlerësojmë situatën e cila ishte e pritshme.
Deputetët demokratë të Qarkut Shkodër dhe këshilltarët e djathtë të Bashkisë i kërkojnë Prefektit të mbledhë Komisionin e Emergjencave Civile të Qarkut brenda mesditës së sotme. Kërkesa e tyre lidhet me situatën e rënduar në disa njësi administrative të Shkodrës nga përmbytjet.
“Si të zgjedhur të banorëve të Bashkisë dhe Qarkut Shkodër e konsiderojmë jetike organizimin e mbledhjes së kërkuar, për të kontribuar në marrjen e përgjegjësive dhe përballimin e situatës shumë të rëndë të krijuar”, thuhet në kërkesë.

Exit mobile version