Haaland pasi e fundosi PSG-në: Kjo s’është asgjë…

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ndien se është në gjendje të bëjë edhe më shumë, pasi dy golat e tij ia siguruan fitoren klubit gjerman kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Në një ndeshje të baraspeshuar në Signal Iduna Park, ishte pikërisht ylli shpërthyes në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, Haaland, ai i cili e bëri dallimin, duke i lënë nën hije yjet si Neymar dhe Mbappe.

Sulmuesi i talentuar norvegjez shënoi në debutimin e tij për Dortmundin në këtë garë, pas transferimit nga RB Salzburg në janar, duke e çuar në 10 numrin total të golave në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ai 10 gola i ka realizuar në vetëm shtatë ndeshje dhe është bërë lojtari i parë që shënon për dy ekipe të ndryshme.

“Jam i lumtur që u zgjova lojtari i ndeshjes, por ndiej se mund të bëj shumë më mirë. Duhet të luaj më mirë në këtë nivel. Më duhet të punoj fort për t’u përmirësuar”, tha Haaland pas ndeshjes.

Exit mobile version