“Habilajt” në Gjykatë!

Përfundojnë hetimet dhe dërgohet në gjykatë dosja për dosjen ‘Habilaj’.
Ndërsa ende nuk dihet fati i dosjes ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Burime thonë se prokuroria do të kërkojnë sërish afate të reja për hetimin ndaj tij, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit ‘Habilaj’ do të përballen me akuzat ndaj tyre në gjykatë.
9 të pandehurit, Mojsi Habilaj, Florjan Habilaj Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar seiti, Sabaudin Cela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj Armando Sulaj kanë përfunduar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Disa prej të akuzuarve ndodhen në Itali e disa në Shqipëri.
Ata akuzohen për disa vepra të rënda penale, si krijim dhe drejtim të organizatës kriminale, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike etj.

moisihabilaj

Artikulli paraprakStudenti, “replikë” me kryeministrin para Kryeministrisë!
Artikulli tjetërSi të mbrojmë duart nga i ftohti