Edi Paloka ka një këndvështrim ndryshe dhe mjaft interesant për mbylljen e Sali Berishës në shtëpi nga ana e Gjykatës së Posaçme.
Nëpërmjet një statusi në FB ai ka habitur duke shkruar se ky arrestim i ka bërë që të gjejnë më në fund ku të mblidhen dhe të pijnë kafe, (Te rruga e Salës), pasi te selia e PD, nuk vinin.
Paloka shkruan se prej kohësh mendonin si ta bënin më “atraktive” selinë dhe tani këtë problem e zgjidhi Edvini duke i bërë që të takihen te kafenetë e shumta poshtë shtëpisë së Berishës.
“Kur kerkon ti mbyllesh gojen Sali Berishes.. Te jem i sinqerte, bashke me koleget e tjere, shpesh mendonim se si ta benim seline e PD me “atraktive” ku demokratet dhe jo vetem, te mblidheshin me te shumte e rregullisht .
Edhe kete “problem” na e zgjidhi Edvini. Tani demokrate e qytetare te thjeshte e dijne ku te mblidhen e te takohen . Sikur edhe per te pire kafen e zakonshme , tani mund te thone ; “po shkojme te pijme kafe me Sali Berishen”, shkruan Paloka në FB.