Hahn: “Gjermania dhe Franca kritika të mëdha ndaj Tiranës”

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, i tha gazetës gjermane “Die Welt” se shqiptarët vuajnë nga imazhi i tyre për avancimin drejt BE-së.Duket se kryeministri Edi Rama nuk është më i “përkëdheluri” i kancelares Merkel dhe këtë gjë e konfirmon Hahn duke u shprehur se, Gjermania ka rezerva ndaj Shqipërisë. “Komisioni Evropian do t’u rekomandojë së shpejti shteteve anëtare – me shumë gjasa deri në verë – që të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë…
Në fund të fundit do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin se kur do të nisin bisedimet e anëtarësimit.
Franca, por para së gjithash Gjermania, kanë rezerva të mëdha në rastin e Shqipërisë.Shqiptarët natyrisht që vuajnë nën një imazh të caktuar”, thotë Hahn. Por Shqipëria ka bërë “shumë veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar”, përfundon Johannes Hahn.

 

Artikulli paraprakIkja masive e shqiptarëve, as INSTAT nuk fsheh dot më shifrat
Artikulli tjetërGjermania dhe vende të BE kanë rezerva për Shqipërinë