Hahn i përgjigjet artistëve për Teatrin: Tani, Komisioni do të merret me Ramën

Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn u ka kthyer përgjigje letrave të Aleancës Kombëtar për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Me anë të Genovieva Ruiz Calavera, Hahn shprehet se ka kërkuar informacione shtesë nga qeveria shqiptare për ligjin e jashtëzakonshëm të miratuar në Kuvend.
‘Pas paraqitjes së informacionit shtesë, tani Komisioni mund të procedojë me shqyrtimin e nevojshëm dhe të angazhohet në mënyrën e duhur me autoritetet’, shkruan Johannes Hahn.
Letra e plotë e drejtuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit
Të dashur anëtarë,
Faleminderit për letrat tuaja të 12 e 15 korrikut në adresë të Komisionerit Hahn për Ligjin Special në lidhje me projektin e zhvillimit që përfshin ndërtimin e një ndërtese të re për Teatrin Kombëtar në Shqipëri.
Komisioneri më kërkoi t’ju përgjigjem në emër të tij.
Për fat të keq, për shkak të programit të tij tepër të ngjeshur, Komisioneri nuk kishte mundësi të takonte përfaqësuesit tuaj gjatë vizitës së tij në Tiranë gjatë këtij muaji.

Megjithatë, kemi mbajtur shënim me interesim të madh argumentet tuaj në lidhje me vlefshmërinë e ligjit të sipërpërmendur.
Komisioni u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të ofrojnë informacion shtesë për Ligjin Special, me qëllimin për të parë përputhshmërinë e tij me kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit midis BE dhe Shqipërisë, si dhe përputhshmërinë me rregullat e BE në fushën e ligjit të konkurrencës dhe prokurimet publike.
Pas paraqitjes së informacionit shtesë, tani Komisioni mund të procedojë me shqyrtimin e nevojshëm dhe të angazhohet në mënyrën e duhur me autoritetet.
Juaja sinqerisht,
Genovieva Ruiz Calavera
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
Tiranë
Dërguar edhe zonjës Romana Vlahutin, Kryetare e Delegacionit të BE në Shqipëri

letra be

Artikulli paraprakShqipëria po i afrohet një skenari grek të falimentit të shtetit
Artikulli tjetërFaqja e pare